Tajlanda dhe Kamboxhia kanë rënë dakord për një armëpushim të menjëhershëm dhe pa kushte. Ky vendim erdhi pas takimit mes palëve për t’i dhënë fund konfliktit mes dy vendeve.
Kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim, bëri të ditur se të dyja palët kanë arritur një mirëkuptim të përbashkët për të ndërmarrë hapa për t’u rikthyer në normalitet.
“Kryeministri kamboxhian Hun Manet dhe kryeministri në detyrë i Tajlandës Phumtham Wechayachai kanë rënë dakord për një armëpushim të menjëhershëm dhe pa kushte që do të hyjë në fuqi nga mesnata e 28 korrikut”, thuhej në deklaratën e përbashkët.
Kryeministri i Kamboxhias dhe kryeministri ai i Tajlandës përshëndetën rezultatin e takimit dhe shtrënguan duart në përfundim të konferencës së shkurtër për shtyp.
Tailanda dhe Kamboxhia janë përleshur përgjatë kufirit të tyre të përbashkët prej dekadash, ndërsa prej javës së kaluar tensionet u përshkallëzuan mes sulmeve të ndërsjellëta duke lënë pas me dhjetëra viktima.
Konflikti ka marrë tashmë dhjetëra jetë dhe ka zhvendosur rreth 260,000 njerëz në të dyja anët e kufirit.



Të tjera
Policia shpëton një qytetare që ra në Ibër
Dëmtohen disa vetura nga predhat gjatë festimeve të Vitit të Ri në Prishtinë
Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për vrasjen e shtetasit turk në Maqedoni të Veriut