Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen ndaj Luksemburgut për përkrahjen e saj të vazhdueshme ndaj shtetit tonë në të gjitha etapat e shtetndërtimit.
Në vijim, theksoi progresin demokratik dhe ekonomik të vendit dhe synimet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe NATO, gjersa falënderoi Luksemburgun për mbështetjen ndaj Kosovës në këto procese, transmeton “Bota sot”.
U bisedua edhe mbi fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale, thellimin e bashkëpunimit përfshirë në arsim dhe investime dhe rritjes së lidhjeve kulturore mes shteteve dhe popujve tanë.



Të tjera
500 mijë fidanë për institucionet dhe qytetarët
Sjelljet që dëmtojnë lidhjen emocionale me fëmijët
Policia njofton bllokim të përkohshëm të segmentit Prishtina Mall-Veternik-QMI