Me ceremoni ushtarake e ka pritur sot në kazermën e Forcës së Kosovës, komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, Shefin e Mbrojtjes së Turqisë, Selçuk Bayraktaroğlu.
Gjeneralët, diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Turqisë, e për mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi.
“Të dy gjeneralët diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Turqisë, si dhe për mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi në fushat e trajnimeve, edukimit dhe mbështetjes në ngritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së”, bëhet e ditur në njoftimin e FSK-së..
Gjithashtu, bëhet e ditur se komandanti i FSK-së e ka falënderuar gjeneralin turk për mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Turqisë që i ka dhënë Forcës në ngritjen e kapaciteteve profesionale.



Të tjera
Maqedonci pret në takim zyrtaren e NATO-s, flitet për anëtarësimin e vendit në aleancë
Rusia e gatshme të ndihmojë në përfundimin e luftës në Lindjen e Mesme
“Dodona” e mbushur me mbeturina, ankohen qytetarët: Mjerim… (VIDEO)