Në zhvillimet e fundit politike dhe diplomatike që përfshijnë raportet Kosovë-SHBA, vëmendja është përqendruar te qëndrimet dhe reflektimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E në lidhje me vizitat e fundit dhe takimet e vazhdueshme që zhvilluan ditë më parë liderët shtetëror, kryeministri Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani në SHBA, foli publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj.
Së pari, tha se Kurti është paragjykuar për deklarimet e tij të mëparshme nga diplomatët e SHBA-së, por që tani kryeministri në detyrë ka reflektuar pozitivisht dhe e konsideron Amerikën aleat kryesor, por pranon që ka dallim.
“Disa zyrtarë dhe diplomatë amerikanë e paragjykojnë Albin Kurtin sipas disa deklarimeve të dikurshme, për raportet Kosovë-SHBA, kur, pothuaj se, çmendurisht, thoshte se “Amerika është partner i luftës, i të shkruarës, por jo edhe i të tashmes dhe të ardhmes”! Dhe, këtë e pohonte para se të këtë siguruar një partner më mik, më të fuqishëm se sa Amerika!
Krahas kësaj, Zeqiraj potencoi se po të ishin në linjë edhe politikanët tjerë shqiptarë me Kurtin, atëherë nuk do ishte Kosova nën sanksione dhe as nuk do vinte pezullimi i Dialogut Strategjik.
Madje, ai kritikoi me emër disa politikanë.
Tutje, publicisti nga Gjermania komentoi edhe emisarin Grenell dhe qëndrimet e tij në raport me Kurtin dhe Kosovën, derisa kishte kritika të shumta.
“Tashmë, nuk ka asnjë mëdyshje se Albin Kurti është një lider ndryshe. Vërtet, majtizmi i tij nuk është për lakmi. Megjithatë, ai ka një qëndrim, thellsisht, atdhetar dhe çështjen kombëtare e ka parësore. Emisari i administratës Trump, Grenell, ende nuk i ka kërkuar falje Kosovës, për rrëzimin intrigues të Qeverisë Kurti 1, e cila qeverisej nga të vetmet subjekte politike parlamentare të pa kriminalizuara, siç janë LVV dhe LDK. Rrjedhojat e komplotit konspirativ të Grenellit, vazhdon t`i vuajë edhe sot Kosova.
Eksponentët e opozitës dhe zyrtarët e Qeverisë Rama, edhe pse e dinë se Grenell është agjent legal, i paguar i Serbisë, vardisën pas tij. Ndërkohë që shqiptarët duhet të ishin unik dhe t`ia bënin të qartë Presidentit Trump dhe administratës së tij, se Grenell nuk duhet të këtë qasje në çështjet e Kosovës, sepse nuk mund të jesh mik i Kosovës, duke pasur edhe detyrime agjenturore, për llogari të Serbisë”, vlerësoi ai.
Ndër të tjera, Zeqiraj komentoi edhe takimet e liderëve të Ballkanit me Grenell dhe përfshirjen e mëvonshme të presidentes Osmani.
“Emisari Grenell zhvilloi takime me udhëheqës të Ballkanit, veç e veç dhe në grup, përfshirë edhe me delegacionin e Shqipërisë, të kryesuar nga krye kuvendarja Elisa Spiropali. Ndërsa nuk takoi liderët e Kosovës. Megjithatë, Presidentja Osmani u inkuadrua me vonesë, në një takim kolektiv të Grenellit. Sidoqoftë, ky zyrtar kontravers, ka lënë një shije të hidhur në politikën kosovare. Dhe, përzierja intriguese e mëtejme e tij në çështjet e Kosovës, është e padëshirueshme.
Angazhimi i tij, përkrah Edvin Ramës, kundër Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, janë cinike dhe lënduese, për shumë qindra familjare, të cilave Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale, ua ka ekzekutuar familjarët e tyre, tashmë, të cilësuara si vrasje politike, të listuara nga SHTAB-i i Rognerit, me seli në Tiranë”, përfundoi Idriz Zeqiraj
Të tjera
Gjërat që çiftet e lumtura bëjnë çdo ditë
Policia serbe bastis shtëpinë e zyrtarit të AAK-së në Tërnoc
Pesë maska për fytyrën që mund t’i përgatisni fare thjeshtë