Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si konstruktiv dhe dashamirës takimin e zhvilluar këtë të hënë me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, lidhur me çështjen e presidentit.
Për mediat, Kurti ka thënë se palët janë të përkushtuara për të shmangur zgjedhjet e reja, pasi ato nuk do të zgjidhnin problemin e mungesës së shumicës prej 80 deputetësh.
“Takimi shkoi në një atmosferë konstruktive dhe dashamirëse. Jemi të vendosur që t’i shmangim zgjedhjet e reja, sepse ato nuk do të ishin zgjidhje për numrin prej 80 deputetësh. Përzgjedhja e kandidatit tonë, Glauk Konjufca, u zyrtarizua më pak se 30 orë para mesnatës, ndërsa kundërkandidatja e tij, Fatmire Kollcaku, u propozuar më pak se 3 orë më vonë. Pra, kemi bërë përzgjedhje të detyruar brenda subjektit tonë kur askush nuk kishte propozuar kandidat më parë, dhe ndodhemi ku ndodhemi,” ka thënë Kurti.
Ai ka shtuar se mbetet optimist se përmes takimeve dhe bisedimeve të tilla mund të arrihet një marrëveshje politike.
“Sot mund të them vetëm se atmosfera ishte konstruktive dhe ekzistonte vullneti për të shmangur zgjedhjet e reja, që nuk janë zgjidhje nga ana tjetër. Jam optimist se këto tre javë të mbetura nuk do të shfrytëzohen deri në minutën e fundit,” ka deklaruar Kurti.



Të tjera
Ardian Ismajli flet pasi u shpall lojtari i ndeshjes në Serie A
Gjërat që duhet t’i dini para se të depiloheni në shtëpi
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin