I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun, Peter Sorensen njoftoi për takimin që e pati sot në Bruksel me zëvendëskryeministrin në detyrë të Kosovës, Besnik Bislimi, transmeton KosovaPost.
Sorensen shkroi në X se takimi me Bislimin u zhvillua “në kuadër të përgatitjeve për një takim trepalësh” sot, i cili nuk u zhvillua.
Tha se diskutuan shumë çështje, ndërsa paralajmëroi një takim trepalësh “së shprejti”.
‘Prita Kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimi për një takim në kuadër të përgatitjeve për një takim trepalësh të Dialogut në Bruksel sot. Diskutuam për një gamë të gjerë çështjesh të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Planifikojmë të organizojmë së shpejti një takim trepalësh”, shkroi Sorensen.
Të tjera
Osmani mbështet ndërtimin e urave mbi Ibër
Albulena Haxhiu është shembull për punën e saj si ministre e Drejtësisë, thotë Donika Gërvalla
Këto truke do ta ndihmojnë fëmijën tuaj t’ju tregojë gjithçka rreth ditës së tij në shkollë