Mbledhja e LDK-së, kush janë zyrtarët që po marrin pjesë?

Kryesia e ngushtë e LDK-së është mbledhur sot në zyrat e partisë.
Mësohet se në këtë mbledhje janë duke marrë pjesë vetëm nënkryetarët e LDK-së dhe disa deputetë.
Përveç kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në këtë mbledhje po merr pjesë Kujtimi Shala, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami, Lutfi Haziri, Gazmen Muhaxhiri, Anton Quni, Besian Mustafa dhe Jehona Lushaku-Sadriu.
Në këtë mbledhje nuk po marrin pjesë Avdullah Hoti, Arben Gashi, Armend Zemaj dhe disa deputetë të tjerë.
Derisa hynin në selinë e LDK-së, ata kanë thënë se pas mbledhjes do të flasin më në detaje.
Kjo mbledhje po mbahet derisa opinioni është duke e pritur një përgjigjen e kryetarit të LDK-së, Lumur Abdixhiki, i cili dje ka marrë një letër për koalicion nga kryetari i VV-së, Albin Kurti.
Takohen drejtuesit e LDK-së, pritet t’i japin përgjigje Kurtit

Ende nuk dihet se a po mbahet mbledhja e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ndonëse disa deputetë janë prononcuar për media, nuk kanë bërë të ditur se a po zhvillohet kjo mbledhje.
Ndërkaq pritet që të prononcohen nga LDK-ja, pas kësaj mbledhjeje.



Të tjera
Të qenit shumë inteligjent, i ka të këqijat e veta…
Kundërshtar i pakëndshëm…
OSBE e ambasada e Francës nxisin pjesëmarrjen e grave në proceset zgjedhore