Jude Owens ka vendosur shumë shpejt emrin e tij në librin e “Rekordeve Guinness”.
Madje dy herë. Vetëm 2 vjeç e 261 ditë, djaloshi anglez u bë personi më i ri në moshë që bën një “double”, duke futur në gropa dy gurë me një goditje.
Po ashtu, edhe më i riu në histori që merr një gur me spond.
Luke Owens, babai i Jude ka thënë se “snooker” është argëtimi i preferuar i djalit të tij, ndryshe nga moshatarët e tij.
Për të kënaqur djaloshin e vogël, familja e kishte në fillim shumë të vështirë, pasi ai e kishte të pamundur të arrinte lartësinë e tavolinës së bilardos, shkruan abcnews.
Por zgjidhja u gjet në fillim me një shkallë dhe më pas me një stol të veçantë që Jude kërkon ta marrë me vete kudo që shkon.
The child "Jude Owens" from Manchester makes sports history after setting record achievements in the Guinness World Records for snooker at just two years old, earning the nickname "The Unstoppable Machine" despite using a chair to reach the table. pic.twitter.com/E2IAg0tviA
— GPX (@GPX_Press) January 28, 2026



Të tjera
Policitë e të dyja vendeve lidhin partneritet strategjik
Kushtetuesja rrëzon zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës
Gjendet i vdekur në veturë një person në Veternik, policia jep detaje