Barcelona po konsideron Ron Raçin, qendërmbrojtësin e ri të Hajduk Split, si opsion për të forcuar mbrojtjen për sezonin e ardhshëm.
Katalunasit, të prekur nga situata e vështirë financiare, po kërkojnë lojtarë me cilësi, por të arritshëm financiarisht, që përshtaten me stilin e lojës së trajnerit Hansi Flick.
Sipas raportimeve të “Football Transfer News”, Raçi është emri më i ri në listën e klubit spanjoll. Ai ka shkëlqyer me paraqitje të larta në futbollin kroat dhe bie në sy për aftësinë e tij të luajë me këmbën e majtë, një atribut i kërkuar nga Barça.
Përveç Raçit, katalanasit po monitorojnë edhe qendërmbrojtës të tjerë të profilit të lartë si Alessandro Bastoni, Nico Schlotterbeck dhe Micky van de Ven.
Ndërkohë, Ron Raçi mbetet një element i rëndësishëm edhe për Kombëtaren e Kosovës, me përzgjedhësin Franco Foda që e sheh si opsion për play-off-in e Kupës së Botës 2026.



Të tjera
Kështu mund ta mbroni lëkurën derisa vendosni maskë në fytyrë
Shpalosëm publikisht emrat që kryen m@sakrën e Reçakut
Një 13-vjeçar go*ditet nga një veturë