Tali publikon emra tjerë që kanë shërbyer në strukturat ushtarake e shtetërore serbe

Analisti Driton Tali ka dhënë detaje mbi familjen Berisha, e cila ka shërbyer në Serbi.

Ai ka përmendur me emra edhe njerez të tjerë, shqiptarë, që kanë vepruar e veprojnë në Serbi.

Postimi i plotë:

“Kuadrat e Dukagjinit”

Shpresa Berisha, gjenerale, e ngarkuar me detyra speciale nga Vuçiçi. Motra e Demës, nga Peja;

Halil Berisha – hero lufte në Mbretërinë Serbe. I zanun “rob lufte” nga gjermanët me 1917, nga Klina.

Izet Berisha, djali i Halilit, oficer në Policinë Ushtarake të Serbisë, i vrarë (hero i Serbisë) në Vukovar, me 1991.

Adem Berisha (djali i Halil Berishës), oficer i lartë i UDB’ës, i vrarë me 1999 gjatë bombardimeve.

Më bënë përshtypje tema e saj e magjistraturës, titullin e kishte “Pasojat e narkoterrorizmit në Kosovë dhe Metohi”, të mbrojtur me 2004, ne Fakultetin e mbrojtjes civile, Univerziteti i Beogradit.

Dhe tema e doktoraturës “Dhuna politike në Kosovë dhe Metohi nga viti 1945 deri në vitin 2003”, të mbrojtur me 2013, në Fakultetin e shkencave politike të Universitetit të Beogradit.

Shkollat e Ballkanit janë bë mosvet. Universiteti i Beogradit, sipas “QS World University Rankings” e 770’ta. Këto tjerat më poshtë e më poshtë.