Lidhja Demokratike e Kosovës po e paraqet fitore në Prishtinë si një arritje të madhe, por rezultatet e tjera të zgjedhjeve tregojnë humbje të rëndësishme.
Partia ka humbur komuna që i ka udhëhequr për vite me radhë dhe që dikur njiheshin si bastione të saj, si Fushë Kosova dhe Obiliqi, si dhe ka pasur rezultate jo të favorshme në raundin e parë në Podujevë e Gjilan. Kjo tregon se fitorja e kryeqytetit, megjithëse simbolike dhe me peshë politike, nuk i kompenson të gjitha humbjet e tjera.
Analisiti, DritonTali në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se fitorja në Prishtinë është shumë e rëndësishme politikisht, pavarësisht mënyrës se si u arrit, pasi bëhet fjalë për kryeqytetin.

Megjithatë, ai thekson se zgjedhjet lokale nuk mund të quhen të suksesshme për shkak të humbjes së Fushë Kosovës e Obiliqit, si dhe të disfavorshmeve në raundin e parë në Podujevë e Gjilan, dikur bastione të forta.
Mirëpo, këto zgjedhje lokale nuk mund të quhen sukses, duke pasur parasysh humbjen e Fushë Kosovës dhe Obiliqit, si dhe humbjet në raundin e parë në Podujevë e Gjilan (për pak – rreth 100 vota), dikur bastione të saj.
Ajo që u pa qartë kësaj here, sa i përket zgjedhjeve lokale, është se rolin kryesor e patën kandidatët, përkundër bastioneve të partive siç janë bie fjala Skenderaj, Deçani apo Istogu, ku paraprakisht pothuajse dihet se kandidati i cilës parti do të fitojë. Ndonëse edhe atë aspekt e theu Ramiz Lladrovci, i cili e mposhti partinë e tij”, ka thënë ai.
“Rolin e individëve e cimentoi edhe ruajtja e pozitave nga ish-kryetarët në Kamenicë, Gjilan, Ferizaj, Prizren e Gjakovë.
Pra, jo vetëm LDK, por edhe partitë tjera duhet ta kenë kuptuar këtë mesazh.
Për t’iu përgjigjur edhe më tej pyetjes suaj, edhe LDK veproi konform kësaj atmosfere. Ndonëse u pa një afrim më i madh me PDK-në. Dhe ky afrim natyrisht se shkaktoi edhe polemika, që është e kuptueshme duke pasur parasysh historinë e (jo)bashkëpunimit mes tyre në të kaluarën e afërt”, ka shpjeguar ai.
Në fund, Tali vlerësuar se është normale që LDK ta shfrytëzojë fitoren në Prishtinë.
Sipas tij, Abdixhiku po e “fryen” këtë fitore sepse ka shumë presione brenda partisë dhe rrezikon të detyrohet të japë dorëheqje, ngjashëm me Krasniqin në PDK.
“Sa i përket përdorimit të fitores së Prishtinës nga LDK, kjo është e pritshme. Është formë e fushatës politike, madje edhe e arsyetimeve qoftë grupore qoftë personale, sepse z. Abdixhiku udhëheq një parti e cila ka shumë hisedarë brenda saj, dhe ai e di këtë. Andaj mundohet që fitoren e Prishtinës ta fryjë sa të mundet, duke e paraqitur edhe si fitore të veten, sepse ai e di se mund edhe të shkarkohet apo të detyrohet të japë dorëheqje, ashtu siç dha z. Krasniqi nga PDK”, ka përfunduar Tali.



Të tjera
Ushqimet që fshehurazi po ua dëmtojnë dhëmbët
Mos u rrezitni në mesditë, rrezikoheni nga kanceri dhe plakja
Pse duhet të pini qumështin me yndyrë