Tatuazhi i lojtarit nga Kosova, temë edhe në Kroaci: Tre serbët shkaktarë

Futbollisti nga Kosova, Mirlind Daku, anëtar i kombëtares së Shqipërisë, është temë sot edhe në mediumin kroat “Index”.

“Ai i fyeu serbët me megafon pas ndeshjes me Kroacinë. A është kjo arsyeja pse nuk shkon te Zeniti?”, është titulli i mediumit kroat.

“Mirlind Daku pati një sezon të shkëlqyeshëm me ekipin Rubin të Rusisë. 

Sulmuesi shqiptar shënoi 15 gola dhe ka pas tetë asistime për ekipin e shtatë në kampionat, gjë që përmirësoi performancën e sezonit të kaluar prej dhjetë golash dhe katër asistesh. Falë lojërave të mira, u shfaq interesimi nga nënkampioni Zenit.

“Daku ka një tatuazh në shpinë kushtuar të ndjerit Agim Ramadani – Katana, komandantit shqiptar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, organizatë ushtarake e shqiptarëve etnikë që kërkonte pavarësinë e Kosovës nga Serbia.

Pranë tatuazhit, shkruan Katana 138. Ramadani u vra në Koshare në vitin 1999 dhe sot rruga kryesore në Prishtinë mban emrin e tij. Daku lindi në Kosovë dhe gjithashtu luajti për ekipin e tyre kombëtar. Sjellja e tij i zemëroi serbët”, shkruan më tej.

Duke pasur parasysh që futbollistët serbë Strahinja Erakoviq, Ognjen Misimoviq dhe Sasha Zhdjellar luajnë për Zenitin, Bilyaletdinov tha se ardhja e Dakut mund të shkaktojë probleme në teshatore.