Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë për Festën Kurban Bajramit, përcjell KosovaPost.
“Pranë familjes, pranë të afërmve e më të dashurve tanë, e festojmë këtë ditë duke qenë zemërgjerë e duke shtuar solidaritetin”- ka shkruar Kurti në Facebook.
Kurti ka zgjedhur fjalët uruese duke thënë se festë na përkujton sa e rëndësishme është të japim e të ndajmë me njëri-tjetrin, në harmoni e me dashuri.
“Andaj ajo është gjithashtu ftesë për secilën e secilin që të angazhohet për barazinë si fill të shoqërisë, e ku begatinë dhe mirëqenien i gëzojnë të gjithë” – ka shkruar ai.
“Uroj që kjo ditë t’ua gjejë zemrat e tryezat të mbushura përplot, dhe paçi mbarësi e mirësi, shëndet e lumturi sot e mot!”- thotë Kurti.
Festa e Kurban Bajramit vjen pas kryerjes së haxhit ku edhe besimtarë të shumtë nga Kosova po kryerjnë këtë obligim së bashku me miliona haxhilerë nga e mbarë bota.
Festa e Kurban Bajramit shoqërohet edhe me therje të kurbanit nga besimtarët që kanë mundësi.



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën
Llojet më të shpeshta të alergjive
SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi liderët iranianë