Komisioni Qendror i Zgjedhësve sipas përditësimit të fundit që ka bërë, tregon se deri tani në proces zgjedhor kanë marrë pjesë 659 mijë e 172 votues, apo në total 32.55 %
Komunat me dalje më të madhe në këto zgjedhje janë Mamusha, Zveçani, Zubin Potok, Ranilluga, Novobërda, Hani i Elezit, Kllokoti, Juniku dhe Shtërpca, të cilat kanë një dalje prej mbi 40 %.
Përqindja e daljes në qytetet kryesore sipas KQZ-së :
Prishtinë – 39,44%
Ferizaj- 32,25%
Gjilan- 32,63%
Prizren 25,12%
Podujevë- 36,80%
Mitrovicë e Jugut- 31,39%
Ndërsa qytetet me daljen më të vogël në zgjedhje sipas përditësimit të fundit janë Leposaviqi dhe Skënderaj.
Një përditësim për daljen në zgjedhje do të bëhet edhe në orën 19:00 kur edhe do të mbyllen qendrat e vendvotimeve.
Gjithashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në orën 19:30 do të mbajë një konference për media për të treguar detaje rreth asaj se si ka shkuar procesi zgjedhor gjatë gjithë ditës.
Të tjera
Mujka dhe Muzliukaj deklarohen të pafajshëm lidhur me akuzat për korrupsion
Arrihet marrëveshja mes LVV-së dhe LDK-së në Vushtrri
Fruti tipik i vjeshtës, të mirat që sjell në organizëm