Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot rreth orës 15:00 në sheshin qendror të Prishtinës ka ndodhur një incident fizik.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, ka thënë se deputeti Zemaj dhe qytetari janë duke u intervistuar në polici për rastin.
“Sot rreth orës 15:00 është pranuar informata për një konflikt fizik në sheshin Ibrahim Rugova në Prishtinë. Lidhur me incidentin palët e përfshira janë duke u intervistuar në polici. Për detaje shtesë do t’ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Pllana.



Të tjera
Çdo dhimbje koke sinjalizon një problem shëndetësor
Si “të shpëtoni” nga njerëzit që flasin shumë?
Fëmijët bëhen agresivë për shkak të videolojërave