Të gjithëve u bënë përshtypje reagimi i beftë i Rozana Radit në momentin kur Gjesti u godit me shuplakë nga Jozi dhe ra në tokë

Në mesin e një situate të tensionuar dhe tronditëse, që ndodhi live gjatë spektaklit të Big Brother VIP Albania, një detaj që nuk kaloi pa u vënë re nga publiku ishte reagimi i Rozana Radit, finaliste e këtij edicioni.

Ndryshe nga Gerta, e cila u trondit dhe bërtiti, apo Egli, që vrapoi menjëherë për të kërkuar ndihmë nga produksioni pas momentit kur Jozi goditi me shuplakë Gjestin, Rozana qëndroi krejtësisht e qetë.

Në pamjet që u transmetuan, ajo shihet duke ndjekur situatën pa ndonjë reagim të theksuar emocional – thjesht shikonte në heshtje, edhe pse Gjesti përfundoi në tokë pas goditjes.
Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

Ky reagim “i ftohtë” i artistes ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke nxitur komente të shumta nga shikuesit. Disa e konsideruan si reagim të kontrolluar dhe të matur, ndërsa të tjerë u shprehën të habitur se si dikush mund të qëndrojë aq indiferent në një moment dhune të hapur, të ndodhur para syve të saj.

 

Ndërkohë, rrjeti vazhdon të vlojë me reagime dhe analizime të çdo detaji të ngjarjes, e cila tashmë ka kaluar përtej kufijve të argëtimit dhe ka hyrë në sferën e debatit publik për etikën, dhunën dhe qëndrimin e figurave publike përballë situatave të ndjeshme.