Të mërkurën mot i qëndrueshëm, reshje shiu në relievet malore në lindje

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Sipas njoftimit për mediet, moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura, kryesisht pas orëve të mesditës në relievet kodrinore-malore të territorit.

Vranësirat e dendura në relievet malore në lindje do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme lokale dhe të dobëta prej orëve të mesditës deri ato të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 14 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 24 m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET
Shkodër 11/21 Diell pak re
Kukës 9/15 Diell re shi
Lezhë 12/20 Diell pak re
Dibër 5/14 Diell re shi
Durrës 11/22 Diell pak re
Tiranë 10/21 Diell pak re
Elbasan 10/21 Diell re
Berat 7/21 Diell re
Vlorë 9/20 Diell pak re
Korçë 5/12 Diell re shi
Gjirokastër 6/19 Diell re
Sarandë 11/21 Diell pak re