Njëri nga shkaqet kryesore të pakënaqësisë është ngrënia në vetmi.
Kështu sugjeron Indeksi për jetesë të mirë i lansuar së fundi në Sainsbury të Britanisë së Madhe, i realizuar në bashkëpunim me hulumtuesit e Oxford në për ekonomi.
Më shumë se 8 mijë persona u anketuan për të kuptuar si njerëzit mund të ketë një jetë më të mirë. Të dhënat e mbledhura kanë gjetur se disponimi i britanikëve ka shënuar rënie prej 0.5 pikësh në gjashtë muajt e fundit.
Përderisa disa nga arsyet për mungesë të disponimit lidhen me faktorët si moti apo kaosi i madh në trafikun publik, ky indeks ka gjetur edhe arsye të tjera befasuese që i bëjnë njerëzit të pakënaqur.
Më shumë se çdo faktor tjetër i vetëm, të ngrënit në vetmi është më së shumti i lidhur me trishtimin apo mungesën e disponimit.
Njerëzit që kanë ngrënë pa shoqëri kanë shënuar 7.9 pikë më pak se mesatarja, krahasuar me ata që nuk janë ushqyer vetëm.



Të tjera
Ramos shumë afër ta blejë klubin ku e filloi karrierën
Ullinj, presh dhe portokaj -Sallata që duhet ta provoni patjetër
Tri llojet më të zakonshme të ndarjes – cilën e keni përjetuar ju?