Real Madridi i ofron dy lojtarë dhe 40 milionë euro për Rodrin – Ekonomia Online

Të pakënaqur me referimin, Real Madridi ankohet në FIFA

Real Madridi po përgatitet të ankimojë gjyqtarët spanjollë te FIFA, duke i akuzuar se me qëllim po i dëmtojnë në ndeshjet e La Ligës.

Madrilenët kanë hyrë në këtë sezon me 4 fitore në 4 ndeshje dhe së fundmi mposhtën Real Sociedadin në udhëtim me rezultatin 2-1. Në minutën e 32-t, Dean Huijsen u ndëshkua me karton të kuq pas një rishikimi nga VAR.

Prej kohësh gjigandi spanjoll ka shprehur pakënaqësi ndaj gjyqtarëve të ligës dhe vendimet i ka transmetuar përmes Real Madrid TV, por tani është gati të ndërmarrë hapa konkretë.

Gazeta AS, e njohur për afërsinë me klubin, ka raportuar se Real Madridi do t’i ankohet FIFA-s për gjykimin e arbitrave spanjollë.

Në lajm thuhet se drejtuesit e Real Madridit po përgatisin një dosje të gjerë, ku do të përfshihen kartoni i kuq i Huijsen, goli i anuluar i Arda Güler, vendimet e diskutueshme të sezonit të kaluar, çështja “Negreira” ku është përfshirë Barcelona, regjistrimet video dhe statistikat. Klubi do t’ia dorëzojë këto FIFA-s dhe do të zhvillojë një takim me zyrtarët përkatës.