Kryeministri i vendit Albin Kurti ka thënë se Kosova mbetët e përkushtuar për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke.
Ai kështu është shprehur në një postim në X ku ka njoftuar se të hënën ka takuar përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
“Dje, prita përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen. Diskutuam për rrugën e integrimit evropian të Kosovës, sundimin e ligjit dhe procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ne mbetemi të përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke”, ka shkruar Kurti.



Të tjera
6 gjërat që njerëzit inteligjentë s’i tolerojnë
Gërvalla: Reformimi i sistemit të drejtësisë, i panegociueshëm
Kryeministri Kurti shpreh mbështetje për Ukrainën në 4-vjetorin e lu*ftës