Qendërmbrojtësi i kombëtares së Kosovës dhe Napolit, Amir Rrahmani është rikthyer në aksion, pas një lëndimi që e mbajti jashtë fushave për pothuajse dy muaj.
Kapiteni i Kosovës u lëndua në ndeshjen ndaj Zvicrës më 5 shtator, dhe i mungoi Napolit dhe kombëtares dardane që nga ajo ditë.
Rrahmani e nisi nga fillimi ndeshjen ndaj Comos, pasi paraprakisht kishte qenë në bankën rezervë ndaj Pisas dhe Lecces.
Qendërmbrojtësi i kompletoi tërë 90 minutat në barazimin ndaj Comos.
Pas ndeshjes, Amir Rrahmani ka ‘reaguar’ me një postim në rrjetin social “Instagram”.
Ai ka shkruar shkurtimisht: “Të rikthehesh është gjithmonë si të rilindësh”, së bashku me disa foto të tij të ndeshjes.



Të tjera
Të gjithë po heshtin teksa bota është në kaos
Një lojtar si unë duhej të shënonte
Japonia e gatshme për pastrimin e minave në Hormuz nëse ka armëpushim