Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Lajmin për GazetaBlic, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana i cili ka bërë të ditur se tre persona kanë mbetur të lënduar.
Ai ka thënë se të lënduarit nuk kanë marrë plagë nga arma e zjarrit.
Policia ka bërë të ditur se të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë të lënduar 3 persona. (Lëndimet nuk i kanë të shkaktuara nga arma e zjarrit) Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Pllana për GazetaBlic.



Të tjera
Arifi: LDK-në s’e shëron më një person, duhet të jenë më pragmatikë
Collins: Trump e di rëndësinë e Kosovës
Trump, Netanyahu dhe BE provokuan tensionet në Iran