Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas anulimit të konferencës për media të kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, e cila ishte paraparë të mbahej të martën në Prishtinë.
Konferenca u anulua pas protestës së organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të cilët kundërshtuan vizitën e saj duke deklaruar se ajo “është vetëm për të keqen e Kosovës”.
Përmes një postimi në platformën “Bluesky”, ambasadori Rohde shprehu shqetësimin e tij për këtë zhvillim, duke theksuar se autoritetet kosovare duhet të garantojnë funksionimin e papenguar të Dhomave të Specializuara, të cilat janë pjesë e sistemit ligjor të Kosovës.
“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë pjesë e sistemit ligjor të Kosovës dhe informimi i publikut është një shtyllë thelbësore mbi mandatin e saj. Anulimi i konferencës për media pas presionit nga veteranët e UÇK-së ngre shqetësime të mëdha. Autoritetet duhet të sigurojnë që gjykata të mund ta kryejë punën e saj pa pengesa”, ka shkruar Rohde.rtk.



Të tjera
Gjashtë ushqime që ju ndihmojnë të flini më mirë
“Nëse jetoni në të kaluarën, do të vdisni në të kaluarën”, këshillat që ju duhen për sukses
Të flini pranë dikujt që gërhet mund t’ju shkakton probleme serioze shëndetësore