Gazetari gjerman i Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Michael Martens, ka reaguar ashpër ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pas deklarimit se dokumentari “Melania”, për Zonjën e Parë të ShBA-së Melania Trump, ka pasur premierën në Kosovë nën kujdesin e Presidencës.
Në një postim, Martens ka përdorur gjuhë të rëndë ndaj Osmanit, duke shkruar se ekziston një vijë ndarëse mes përfaqësimit të interesave legjitime shtetërore dhe, siç e ka quajtur ai, “prostitucionit intelektual vetë-poshtërues”, duke shtuar se presidentja “nuk duket se është e vetëdijshme për këtë vijë”.
Këtyre deklaratave i ka reaguar këshilltari i presidentes Osmani, Rinor Nuhiu, i cili ka dënuar ashpër gjuhën e përdorur nga gazetari gjerman.
“Duhet të jesh i turpëruar për veten”, ka shkruar Nuhiu në platformën “X”.



Të tjera
“Sot të gjithë po sillen se kanë qenë kundër tij”/ Arifi: Lajçaku ka qenë dost i Kurtit e Bislimit, sa ndeja kanë pasur te Ridi
Dorëheqja e Lajçak/ Bajqinovci: Dialogu i Kosovës nuk duhej të vihej kurrë në duart e figurave pro serbe dhe të involvuar në skandale seksuale
Barcelona dhe Real Madridi në garë për Sergio Martinez, afati kalimtar po mbyllet