Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, në konferencën e sotme për media në Prishtinë ka kërkuar zhbllokim të situatës në Kuvendin e Kosovës dhe formim sa më të shpejtë të institucioneve.
“Kosova ka nevojë për institucione funksionale që mund t’i zbatojnë në mënyrë efektive reformat. Prandaj i inkurajoj të gjitha palët që të tejkalojnë ngërçin politik dhe të formojnë sa më shpejt një qeveri, në mënyrë që Kosova të përfitojë nga mbështetja jonë”.
Kallas tha se Kosova mund të jetë përfituese nga Plani i Rritjes me institicione të formuara, raporton Express.
“Përparimi mund të arrihet vetëm përmes reformave të vazhdueshme. Plani i Rrritjes i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor është një mundësi e madhe për integrim gradual në tregun e përbashkët evropian që po sjell mirëqenie për qytetarët”.



Të tjera
8 mesazhet që do të merrni nëse ai ju do përnjëmend
Gështenjat, të mirat e tyre për shëndetin
Tri ushqimet që duhet t’i hamë çdo ditë, sipas mjekëve