Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është parandaluar një tentativë për futje të kontrabandës në institucion, përcjell KosovaPost.
Gjatë kontrollit të rrobave të sjella nga një vizitor, është gjetur dhe konfiskuar një telefon mobil, i fshehur në mënyrë të kamufluar në rrobat e destinuara për një të burgosur.
Vizita u anulua menjëherë, ndërsa ndaj vizitorit janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.
Shërbimi Korrektues i Kosovës thekson se mbetet i përkushtuar ndaj kontrolleve të rregullta dhe masave të sigurisë, me qëllim parandalimin e veprimeve të kundërligjshme dhe garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet korrektuese.



Të tjera
4 sinjale të përbashkëta dhe të pagabueshme të partnerëve që tradhtojnë
Grainca: Ibrahim Rugova mbetet ati i Pavarësisë së Kosovës, pavarësisht se a pëlqehet apo jo!
Tanjug: Nesër vazhdon dialogu, delegacioni serb mbërrin në Bruksel