Shqipëria edhe të premten do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore relativisht të nxehta me origjinë jugore.
Moti parashikohet i kthjellët dhe orë të plota me diell pa përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në veri të territorit kryesisht në Alpe, të cilat priten të shoqërohen me reshje të dobëta shiu.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit dhe relativisht e lehtë me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina hera-herës fiton shpejtësi deri në 8-10m/sek, raporton tch.



Të tjera
İHH vazhdon misionin humanitar – ndihma për familjet në nevojë dhe veteranët e UÇK-së në Kosovë
Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe rezistence
Ja sa kripë duhet të konsumoni për të mos rrezikuar shëndetin