Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci, ditë më parë paralajmëroi se fundviti pritet të jetë i ftohtë me borë dhe me temperatura që mund të zbresin në -20 gradë Celsius.
Ky paralajmërim u demantua nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, nga i cili thanë se parashikimet bazohen nga 7-10 ditë, dhe se ai është i vetmi institut që mund t’i besohet, transmeton Klankosova.tv.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Gosalci tha se ai mban përgjegjësi për departamentin meteorologjik në KANS, teksa shtoi se këto paralajmërime bazohen në afate të shkurta ashtu edhe në ato afatgjate.
Pos tjerash ai tha se e kanë për detyrë që t’i paralajmërojë shërbimet e aviacionit për motin që mund të mbizotërojë.



Të tjera
4 zakone të thjeshta që ju ndihmojnë të zgjoheni herët
Po, bukuria ndihmon për të gjetur një vend pune
Temperaturat -20 gradë? Flet meteorologu Gosalci