Në sfondin e protestës në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, janë zhvilluar replika të forta mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit.
Shkak u bë një deklaratë zyrtare e partisë në pushtet në Kosovë, LVV, e cila kritikoi Ramën për rolin e tij në themelimin e Gjykatës Speciale në vitin 2015, duke e cilësuar qëndrimin e sotëm të Tiranës si hipokrit.
Reagimi i kryeministrit shqiptar erdhi menjëherë, me tone të ashpra ndaj Vetëvendosjes dhe qëndrimeve të saj historike ndaj luftës dhe institucioneve të Kosovës.
Në thelb të përplasjes qëndron mbështetja për protestën “Drejtësi për Çlirimtarët”, e zhvilluar të mërkurën në Tiranë, por tensioni është thelluar për shkak të qëndrimeve të ndryshme ndaj Gjykatës Speciale dhe rolit të UÇK-së në luftën për çlirim.
Përveç kësaj, ai vlerëson se Rama nuk mund të jetë më pro UÇK-së se sa LVV, duke theskuar se kjo parti që nga fillimi ishte kundër Speciales.
“Vet Edi Rama, ishte lobues i formimit të Gjykatës Speciale, që ishte e ditur botërisht se ishte në dëm të UÇK-së, dhe tani bënë sikur po i ndihmon atyre që janë në këtë gjykatë, përmes protestave të vonuara, sepse tani është afruar të përmbyllet një proces i tillë, dhe këto lojra janë të atilla, që e bëjnë të vështirë besimin që jeni pro-UÇK- së, por jeni duke e kuptuar se çlirimtarët do të lirohen sa ma parë dhe ju doni ta ilustroni këtë ngjarje me preferencat e juaja mashtruese.
Nuk mundet me qenë Edi Rama, më pro UÇK-së, se Lëvizja Vetënedosje, që i ka edhe çlirimtarët e saj në këtë gjykatë, e cila që në fillim të inicimit të kësaj Gjykate, Lëvizja Vetëvendosje, ishte ndër të parat në krye me Albin Kurtin, kundër formimit të saj, duke e ditur se po gjykohen çlirimtarët dhe liridashësit e kësaj toke, poashtu duke ditur se kjo gjykatë ishte produkt i Serbisë dhe Rusisë”.
“Jo vetëm kaq, por për t’u shprehur me një gjuhë ndërvëllezërore ndaj shtetit shqiptarë, gjithë ajo që po organizohet nga Edi Rama, ndaj Kosovës dhe kundër qeverisë aktuale me Albin Kurtin, sikur këtë njeri diçka po e mundon, duke shkaktuar edhe ngatërresa të tjera të përceptimit dhe veprimit ndaj veriut të Kosovës, duke e quajtur si tokë e huaj.
Tutje, opinionisti përmendi disa raste kur Rama ka dalur kundër Kosovës sa i përket disa çështjeve të brendhsme, madje i konsideroi disa prej tyre si “lojëra të ndyta”.
Pse Edi Rama, nuk po i ndal këto lojra të ndyta ndaj Kosovës dhe popullit të saj, në një mënyrë problemeve në mes Kosovës dhe Serbisë, po ua shtoni edhe më shumë barrën, kur edhe më herët me Hashim Thaçin, deshët të realizoni shndërrimin e teritoreve të Kosovës, dhe tani çka u ka mbetë të provoni me realizimin e një projekti edhe më të shëmtuar dhe në dëm të shtetit të Kosovës”, shpjegoi Preqi.
Në vazhdim, ai nënvizoi se, raportet mes Kurtit dhe Ramës nuk janë në nivelin më të mirë, e për këtë kishte disa gjëra për të dhënë për kryeministrin e Shqipërisë.
Në këtë pikë, vuri në dyshim rolin e Ramës, pasi sipas tij po përdor dyfytyrësi politike, e për të cilën kishte disa arsye.
“Gjithçka sot në Ballkanin Perëndimor lidhet me stabilitetin dhe rolin e përceptimit të politikës serbe, e cila me udhëheqjen e Aleksandër Vuçiqit, duket e pamundur edhe pse Evropa, po mundohet me përgëdheljet e saj ndaj Serbisë, që në realitet nuk ka dyshim se rruga e saj nuk dallon nga e kaluara e Millosheviqit.
Edi Rama, pse nuk i keni sot mardhëniet e mira me Albin Kurtin, dhe nuk angazhoheni për t’ia dhënë kuptimin më të mirë marrëdhënieve në mes këtyre dy vendeve ndërvëllezërore, por përpjekjet e juaja janë të fiksuara dikund tjetër, duke u kordinuar me politikat e Vuçiqit, me të cilin nuk ke aftësi ta përvetësosh atë kriminel, dhe ta bëshë mik i shqiptarëve, sepse ai është edhe më dinak dhe e kupton rolin tënd, të cilin po e luani me dy fytyra.
Vetë Edi Rama, drekën e hante me Hashimin në Hagë e darkën e shtronte me Vuçiqin dikund tjetër, dhe kush do t’i besonte këtij udhëheqësi me rolin e tillë të dyfytyrësisë, ku i njëjti rol do luhej vetëm në kohën e Enverit, i cili po pretendon t’a trashëgojë me tiparet e tilla në dëm të këtij kombi”.
Ndër të tjera, opinionisti shtoi se Rama nuk mund t’i ndihmoj Kosovës me disa protesta, e në anën tjetër të synojë ta ndajë Kosovën.
Ai vlerëson se po synon ta përçajë në një mënyrë popullin e Kosovës përmes politikave ndërpartiake.
“Prandaj, Edi Rama, me këto lloje të protestave nuk mundeni të trumpetoni në shërbim të çlirimtarëve të lirisë së Kosovës dhe popullit të saj, nëse me armikun shekullor të tyre bënë projekte për t’a ndarë teritorin e tyre, por na krijohet përshtypja se shumica e botës civilizuese e dinë se për çfarë bëhët fjalë.
Do të ishte brengosëse, që të hargjosh energji si një politikan i « moderuar » madje edhe nga një këndvështrim tjetër, duke e përçarë në një mënyrë popullin e Kosovës përmes politikave ndërpartiake, që në sytë dhe mendjen e këtij populli po figuron si një tradhëtar i kombit shqiptarë, që e shohim me sy dhe e prekim me dorë”, përmbylli Dedë Preqi
Të tjera
Gënjeshtrat që gratë e martuara ua thonë burrave
5 shenjat e horoskopit me karakter të fortë
Mungesa adekuate e gjumit sjell e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit