Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka folur hapur për tensionet aktuale mes Tiranës dhe Prishtinës si dhe përplasjen mes Kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti.
I ftuar në RTSH, Ahmeti theksoi se qëllimi i tij dhe i Kryeministrit shqiptar ka qenë gjithmonë i mirë në raport me Kosovën, pavarësisht perceptimeve publike.
“As e kemi menduar, as kemi punuar ndonjëherë kundër saj – përkundrazi, jemi përpjekur të punojmë për të mirën e çdo force politike në vend,” tha Ahmeti.
Ahmeti konfirmoi se ai dhe Kryeministri Rama janë përpjekur të ndikojnë në situatë, duke shfrytëzuar lidhjet me partnerët perëndimorë. Ai zbuloi se kishte biseduar disa herë me Ramën për këtë çështje, i cili e kishte pyetur se si mund të dilet nga kjo situatë.
“Nuk jemi njerëz pa miq në Bruksel dhe Uashington që mund të ndikojmë për Kosovën. Si unë si Rama ia kemi thënë shqetësimet e tyre Albin Kurtit. Por nuk ka pasur reagim,” tha kreu i BDI-së, duke lënë të kuptohet se pengesa qëndron te mungesa e bashkëpunimit nga pala e Prishtinës.
“Na duhet shumë unitet. Ka shumë punë Kosova para për anëtarësimin në BE. Kemi nevojë ‘sup më sup’ të jemi bashkë, sepse proceset integruese janë të rëndësishme si për Kosovën, Shqipëria, si dhe për Maqedoninë e Veriut,” apeloi Ahmeti.
Të tjera
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
Krimi dhe politika: Zbulime nga vëllai i Dajakut për strukturat e financuara nga fondi i 3% të Bukoshit
Ushqimet që asesi nuk duhet t’i lani para gatimit