Tensioni i lartë i gjakut
është një vrasës i heshtur.
Të dhënat tregojnë se 1.8
miliardë njerëz në botë vuajnë nga hipertensioni.
50 për qind e tyre nuk
janë në dijeni të këtij problemi.
Ai nuk ka simptoma derisa
sa të arrijë nivele të larta apo derisa të shkaktojë dëme në organet vitale si
zemra ose veshkat.
Lajmi i mirë është se
tensioni i gjakut mund të mbahet nën kontroll me produkte natyrale.
Ato nuk kanë efekte anësore si medikamentet
farmaceutike.
Por sigurisht nuk duhet të
anashkaloni këshillat e mjekut.
Lëngu i panxharit
Studime të shumta kanë
treguar se panxhari, në veçanti pirja e lëngut të freskët të panxharit mund të
nxisë ulje domethënëse të tensionit të gjakut.
Një studim australian, të
cilit i referohet AgroWeb.org ka zbuluar se pirja e 2 gotave me lëng të freskët
panxhari në ditë e ul ndjeshëm tensionin e gjakut.
Tensioni nis të ulet
brenda një ore nga pirja e lëngut dhe ulja më e madhe ndodh 3-4 orë pas
tretjes.
Kjo ulje i atribuohet
nitritit, një substancë që zgjeron enët e gjakut dhe ul tensionin e tij.
Hudhra e freskët
Vlerat e hudhrës për uljen
e tensionit të gjakut është e dokumentuar.
Sipas ekspertëve, një dozë
ditore e të paktën 10 mg alicinë e ul tensionin sistolik me 11 mm Hg.
Ai diastolik ulet me 5 mm
Hg brenda një periudhe prej 1 deri në 3 muaj.
Alicina është një nga
përbërësit kryesorë të hudhrës.
Për të marrë sasitë e
mjaftueshme të alicinës duhet të konsumoni 1-4 thelbinj hudhre në ditë.
Çaji i zi
Ekspertët kanë zbuluar se
pirja e 3 filxhanëve me çaj të zi në ditë e ul tensionin sistolik me 2 deri në
3 pikë.
Ai diastolik ulet me 2
pikë.
Kjo mund të duket e
parëndësishme në shikim të parë.
Ekspertët thonë se këto
shifra janë të mjaftueshme për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe
ishemisë me 7 deri në 10 përqind.
Magnezi
Një studim Britanik ka
konfirmuar se konsumi i të paktën 370 mg magnez në ditë, e ul tensionin sistolik
me 3-4 pikë dhe atë diastolik me 2-3 pikë.
Sasia ditore e rekomanduar
e magnezit për gratë është 320 mg ndërsa për meshkujt 420 mg.
Ekspertët thonë se për çdo
100 mg magnez shtesë, rreziku i ishemisë ulet me 9 për qind.
Magnezi zgjeron enët e
gjakut dhe shmang mpiksjen e tij.



Të tjera
Ngërçi politik paralizon agjencitë shtetërore – asnjë vendim s’po merret!
Dështoi Qeveria “Kurti 3” – zgjedhjet e reja më afër se kurrë!
“Drenasi do t’ju dalë kapuç me mangë” – Mesazhi enigmatik i Lladrovcit që po ndez rrjetin!