Deputetët do të mblidhen sërish sot me fillim nga ora 11:00, në tentimin e radhës për ta konstituuar legjislaturën e nëntë.
Kjo është seanca e tretë radhazi pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e ku Lëvizja Vetëvendosje akoma s’ka arritur ta zgjedh kryetarin apo kryetaren e re.
Pas këtij aktgjykimi, i cili i ka obliguar deputetët që ta konstituojnë kuvendin brenda 30 ditësh, VV-ja herën e parë e pati propozuar Albulena Haxhiun për kryetare kuvendi, e cila i mori vetëm 57 vota.
Menjëherë pas dështimit për ta zgjedhur këtë të fundit kryetare, VV-ja provoi me Donika Gërvallën.
Në votim ra në sy Shqipe Mehmeti-Selimi, e cila nuk mori fare pjesë në votim për Gërvallën.
Shkak tha se ishin dy statuse të Gërvallës të vitit 2020, në të cilat ajo e akuzonte bashkëshortin e Shqipes, Rexhep Selimin si njeri të botës së krimit.
Ndërsa, në seancën e së premtes, Lëvizja Vetëvendosje tentoi me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratin, por që edhe ai i mori vetëm 57 vota.
The post Tentimi i radhës, kush do të ia mësyjë karrigës së kryetarit? appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
Mbani në kontroll diabetin më këto ushqime
Këta janë shkaktarët më të shpeshtë të fryrjes së këmbëve
Programi festiv në Serbi shndërrohet në shovinizëm ndaj shqiptarëve