Dogana e Kosovës thotë se ka parandaluar tentativën për mashtrim nga një subjekt ekonomik e cila kishte tentuar të fuste 130 tonë pleh kimik nga Federata Ruse, duke e paraqitur atë si produkt me origjinë nga Serbia.
Sipas njoftimit nga Dogana e Kosovës, kompania paraprakisht kishte marrë përgjigje negative me shkrim se importi i këtij produkti ndalohet për shkak të sanksioneve ndaj Federatës Ruse, por të njëjtit kanë vazhduar me tentativën për të kamufluar origjinën.
“Dogana e Kosovës ka ndaluar një rast të tentativës për mashtrim me origjinën e mallit nga një subjekt ekonomik që ka tentuar të importojë pleh kimik me origjinë nga Federata Ruse, duke e paraqitur atë si produkt me origjinë nga Serbia. Kompania paraprakisht kishte marrë përgjigje negative me shkrim nga Dogana e Kosovës se importi i këtij produkti ndalohet për shkak të sanksioneve ndaj Federatës Ruse, derisa subjekti ka vazhduar me tentativën për të kamufluar origjinën duke ambalazhuar paraprakisht mallin me thasë që mbanin emërtimin e një prodhuesi nga Serbia”, thuhet në njoftim.
Dogana thotë se ka ndërhyrë me kohë dhe ka ndaluar dërgesat të këtij malli në momentin e hyrjes në Republikën e Kosovës.
“Me Aktvendim të kundërvajtjes, palës i është urdhëruar kthimi i menjëhershëm i mallit jashtë territorit të Republikës së Kosovës. Ky rast paraqet një sukses të Doganës së Kosovës në zbatimin efektiv të sanksioneve ndërkombëtare ndaj Federatës Ruse, në përputhje me Vendimet e miratuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të Doganës së Kosovës.
Të tjera
Punime të domosdoshme, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
Rainer Rudolph është Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë
Bastisje në Dubravë, të dënuarit kapen duke futur telefona e na*rkotikë