Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë tërheq nga tregu ëmbëlsirat xhelatinoze (Jelly) të prodhuara në Japoni
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës kanë njoftuar se karamelat nga Japonia, Hello Kitty Apfel Koniac Gelee dhe eksportuar nga Holanda janë tërhequr nga tregu.
Vendimi është marrë për shkak të rrezikut të mundshëm për shëndetin e konsumatorëve.
“ AUV ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme të këtij produkti nga tregu dhe asgjësimin e tijë. Të gjitha bizneset që kanë në shitje këtë produkt, me datën e skadimit 11/06/2026 dhe peshë 150g, duhet të ndalojnë menjëherë shitjen dhe t’i kthejnë ato në deponitë nga e janë furnizuar. Po ashtu, konsumatorët që i kanë blerë këto produkte janë të këshilluar të mos i përdorin”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Çokollatat, përveç të shijshme, edhe të mira për shëndetin
Kurti takohet me Sorensen, flasin për dialogun Kosovë–Serbi dhe integrimin evropian
Përparim Kryeziu emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës