Termocentralet gjysmë shekullore të Kosovës janë duke u përballur me sfida në raport me besueshmërinë.
Më 2024, mesatarisht çdo 11 ditë pati ndalje të prodhimit pa plan ose rënie nga prodhimi në ndonjë prej pesë blloqeve.
Prej tyre 18 ishin ndalesa të paplanifikuara dhe 14 rënie blloqesh, gjithsej 32 sish ose 71% e totalit të ndalesave.
Bazuar në raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji, mesatarisht çdo 11.4 ditë pati ndalesa pa plan ose rënie të ndonjë blloku.
Përgjysmë më pak pati ndalesa njësia B1, prej të cilave 4 ishin ndalesa të paplanifikuara dhe 3 rënie nga prodhimi.
Më 7587 orë pune ose 304 ditë e gjysmë, kjo njësi pati nivelin më të lartë të operimit dhe gjenerimit të energjisë elektrike.
Për dallim nga njësitë e B-së që operuan me 80% dhe 86.6% të orëve të vitit, tri njësitë e A-së, të cilat janë nëntë deri në 14 vjet më të vjetra, patën performancë ndjeshëm më të ulët 61.4%, 62.9% dhe 69.9% në vit.
Derisa dy njësitë prodhuese të termocentralit Kosova B janë vënë në funksion në vitet 1983 dhe 1984, njësitë A3, A4 dhe A5 janë vënë në funksion më 1970, 1974 dhe 1975.
Punët nuk kanë nisur as për rehabilitimin e njësisë B2, investim në vlerë rreth 95 milionë euro – i paraparë të përfundohej këtë vit, raporton RTVDukagjini.
Të tjera
Asfaltimi në “Rrugën A” ndez tensione, disa persona shoqërohen nga policia
Inteligjenca Artificiale rrit papunësinë në të rinjtë shqiptarë me arsim të lartë
U nda nga jeta ish-gjyqtari i futbollit dhe hendbollit Feriz Parllaku