Elbert Krasniqi nga Grupi Multientik ka dhënë mbështjen e e tetë deputetëve të këtij grupi për mandatarin e dytë, Glauk Konjufca.
Ai ka thënë se si në qeverinë Kurti 2 edhe në qeverinë e re do të ketë mbështetje për komunitetet.
“Grupi multietnik i përbërë prej 8 deputetëve mbështesim mandatarin Konjufca dhe jeni të bindur se si në qeverinë Kurti 2 që edhe me propozimin e kabinetit qeveritar dhe gjithëpërfshirjen e komuniteteve në këtë qeveri do të ketë shumë projekte dhe shumë investime edhe për komunitetet në Kosovë, kështu që ne mbështesim mandatarin Konjufca”, deklaroi Krasniqi, që aktualisht e mbanë pozitën e ministrit në detyrë për Ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës..



Të tjera
Kurrë në jetën time deri në vitin 2001 nuk kam qenë në Reçak
Incidentet në rritje për urrejtjen e neverishtme anti-muslimane duhet të adresohen
Pas rënies së intensitetit të shiut, situata nën kontroll