Të gjitha xhamitë në Uzbekistan do të kryejnë një lutje për… shi.
Për shkak të një thatësire të zgjatur dhe mungesës së reshjeve, Drejtoria Myslimane njoftoi se pas faljes së xhumasë, të gjitha xhamitë në vend do të mbajnë një namaz kolektiv me dy ‘rekate’ – duke kërkuar shi.
Nisma u propozua nga myftiu, Nuriddin Holiqnazar, raportojnë mediat vendore.
Zyrtarët theksojnë se shiu është burim mirëqenieje dhe begatie, dhe se në ditët në vijim nuk priten reshje.
Në të njëjtën kohë, në xhamitë qendrore të rajoneve dhe rretheve, si edhe në vendet e shenjta, do të therën kafshë për kurban.
Mishi do t’u shpërndahet familjeve në nevojë, jetimëve, vejushave, familjeve me të ardhura të ulëta dhe të moshuarve që jetojnë vetëm.
Uzbekët që ndodhen aktualisht në Mekë dhe Medinë këshillohen të kryejnë namazin e “Istisqa” në vendet e shenjta bashkë me grupet e tyre.



Të tjera
Katër mënyra për ta kuruar shpejt mykun e gojës
Kosova e sheh Finlandën si shembull dhe model
Shpesh e injorojmë, kjo është bima për mbrojtjen e mëlçisë