Asnjë nga deputetët e Listës serbe, por as deputeti tjetër nga ky komunitet, Nenad Rashiq për dy seanca me radhë nuk po arrijnë që t’i marrin votat për t’u zgjedhur në postin e nënkryetarit të pestë të Kuvendit të Kosovës.
Kur dukej se ngërçi politik u zgjidh me zgjedhjen e Dimal Bashës kryetar Kuvendi, procesi i konstituimit të Kuvendit ka ngecur sërish, ndërsa ngërçi aktual po pritet të jetë edhe më i thellë sesa ai paraprak.
Juristi Muhamet Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka deklaruar se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës ka efekt juridik edhe për nënkryetarët dhe anëtarët e Kryesisë së Kuvendit.
Sipas Kelmendit, edhe pse Kushtetuta e Kosovës nuk parashikon afate të përcaktuara për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit, nënkuptohet se këto pozita duhet të plotësohen në përputhje me zhvillimet parlamentare dhe formimin e Qeverisë”, ka theksuar Kelmendi.
“Besohet se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit duhet të vlejë edhe për nënkryetarët dhe anëtarët e Kryesisë. Çdo kandidat duhet të dalë në votim deri në tre herë, dhe nëse nuk merr votat e nevojshme, duhet të zëvendësohet me një kandidat tjetër, derisa të zgjidhen nënkryetarët dhe anëtarët e Kryesisë”, ka shtuar ai.



Të tjera
Konkursi i Serbisë për institucione ilegale shëndetësore, ndërhyrje në sovranitetin e Kosovës
Reflektojmë mbi bujarinë, solidaritetin dhe bashkimin tonë si komb dhe si shoqëri
Ngjarje e pazakontë në Superioren e Shqipërisë, portieri i Bylisit largohet nga fusha në mes të ndeshjes