Një incident ka ndodhur ndërmjet disa të rinjve, sonte në Prishtinë.
Incidenti ka ndodhur në lagjen Aktash – teksa njësitet policore kanë nisur hetimet.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili pohoi se një person është lënduar nga një mjet i mprehtë.
“Sot rreth orës 19:30, në rrugën “Anton Çeta” në Prishtinë, disa persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Sipas informatave fillestare, një person dyshohet se është lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor” deklaroi Pllana.
Ky i fundit bëri me dije se policia po e heton rastin.
“Lidhur me rastin, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa në koordinimin me prokurorin e Shtetit po zhvillohen procedurat e mëtejme hetimore” shtoi Pllana./lajmi.net



Të tjera
444 veprime në dy muaj, aksione për lirimin e hapësirave publike në Mitrovicë
Kurat natyrale kundër kollitjes dhe problemeve me frymëmarrjen
The*rje me thi*kë në Aktash të Prishtinës