Një grup aktivistësh/esh, Kolektivi Feminist dhe Përpjekja, kanë bërë thirrje për protestë kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të energjisë elektrike, raporton KosovaPress.
Sipas njoftimit, protesta do të mbahet këtë të premte, duke nisur nga ora 13:00 pranë ndërtesës së KEDS-it, për të vazhduar më pas drejt Qeverisë së Kosovës.
KESCO ka bërë kërkesë tek Zyra e Rregullatorit për Energji për rritjen e tarifave për 21 për qind. ZRRE, është në proces të shqyrtimit të këtij aplikacioni.
Aktivistët kërkojnë refuzimin e kërkesës së KEDS-it për rritje të çmimeve, nisjen e procesit për rikthimin e KEDS-it në pronësi publike, si dhe përmbushjen e kërkesave të sindikatës.
Ata kanë ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që t’u bashkohen në protestë, duke theksuar se kundërshtimi i shtrenjtimit të energjisë është i domosdoshëm për mbrojtjen e mirëqenies së qytetarëve.



Të tjera
Zbardhni dhëmbët vetëm me lëvore të bananes
Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve
Shkaqet shëndetësore pse keni gjithmonë vapë