Pas Toni Kroos, kombëtarja gjermane humb një tjetër legjendë. Thomas Muller ka vendosur që ta mbyllë karrierën me përfaqësuesen dhe dueli me Spanjën në çerekfinale ishte i fundit me fanellën e “Pancerave”.
Këtë e konfirmojnë dhe mediat gjermane, të cilat shkruajnë se ai e ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga kombëtarja gjermane.
34-vjeçari debutoi me Gjermaninë në vitin 2010 dhe në total ka luajtur në 131 ndeshje, ka shënuar 45 gola si dhe ka dhuruar 41 asiste.
Tani fokusi i tij do të jetë vetëm te Bayern Munchen, pasi kontrata me bavarezët i përfundon në verën e vitit 2025.



Të tjera
Fadili me LDK-në, ndërsa Fatosi, djali i Halilit, në GUXO
Pak risi në listat zgjedhore, partitë prezantojnë kandidatët për 28 dhjetor
Të jetuarit në zonat rurale disavantazh për mposhtjen e kancerit