Fitorja e madhe e Shqipërisë në Leskovac kundër Serbisë nuk solli vetëm tri pikë me peshë, por edhe një tjetër lajm të bukur për kuqezinjtë.
Thomas Strakosha është përzgjedhur në “Ekipin e Javës” të raundit të 7-të të kualifikueseve të Botërorit 2026 për zonën e Europës, sipas vlerësimeve të “SofaScore”.
Portieri i Kombëtares shqiptare shkëlqeu në fushë, duke qenë një mur i pakalueshëm për sulmuesit serbë. Me pritje vendimtare dhe siguri të jashtëzakonshme në çdo dalje, Strakosha mbajti portën të paprekur dhe kontribuoi ndjeshëm në fitoren 1:0 të kuqezinjve.
Për Strakoshën, ky vlerësim është konfirmim i formës së shkëlqyer që po kalon me fanellën kuqezi, duke u rikthyer si një nga shtyllat kryesore të ekipit të Sylvinhos në rrugën drejt Botërorit 2026.
Në ndeshjen ndaj Serbisë, Strakosha tregoi qetësi, vendosmëri dhe përvojë në çdo moment, duke udhëhequr mbrojtjen shqiptare me autoritet.
Performanca e tij ishte një nga arsyet pse Shqipëria arriti një nga fitoret më të rëndësishme në historinë e saj moderne. Një mbrëmje perfekte për kuqezinjtë dhe një tjetër dëshmi se Shqipëria ka portier të nivelit europian.
Të tjera
Gënjeshtrat që gratë e martuara ua thonë burrave
5 shenjat e horoskopit me karakter të fortë
Mungesa adekuate e gjumit sjell e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit