Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë arrestuar tre persona për veprën penale vjedhje e rëndë.
Policia ka shtuar edhe se, policia është përgjigjur në dy raste, ku në stacionin policor Mitrovicë Jugu janë raportuar dy raste të thyerjeve të lokaleve në lokacione të ndryshme të qytetit, dhe pas disa orësh janë identifikuar tre persona të dyshuar.
Njoftimi:
Arrestohen tre persona të dyshuar për veprën penale-vjedhje e rëndë
Mitrovicë, 19.02.2026
Në orët e mëngjesit të datës 19.02.2026, në Stacionin policor Mitrovicë Jugu janë raportuar dy raste të thyerjeve të lokaleve në lokacione të ndryshme të qytetit.
Njësitë kompetente policore janë përgjigjur në këto raste dhe pas disa orësh intensive të veprimeve operative dhe hetimore kanë arritur të identifikojnë tre presona të dyshuar. Gjatë kontrollit tek të dyshuarit janë gjetur gjësendet e vjedhura në lokalet e thyera.
Personat e dyshuar (njëri prej tyre i moshës e mitur) janë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor dhe pas procedurave të intervistimit dhe procedurave tjera të nevojshme, është iniciuar rasti penal: ,,Vjedhje e rëndë”. Me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej (48) orësh.



Të tjera
Haliti: Shfajësimi i ish-krerëve të UÇK-së pritet në Hagë, gabim është që hetimet nuk u zhvilluan në Kosovë
JD Vance përshëndet liderët botërorë në Bordin e Paqes: Faleminderit për punën tuaj!
Shtesat e përvojës, projektbuxheti 2026 përfshin 0.5%, pa ato retroaktive