Edhe pse jetonte më pak se dy milje larg qendrës së shpërthimit, si mbijetoi mrekullisht. Sot, ai është një nga zërat më të fortë që paralajmërojnë botën për rrezikun e përsëritjes së një katastrofe bërthamore.
Më 9 gusht 1945, Terumi Tanaka, një djalë 13-vjeçar i mbijetoi shpërthimit të bombës atomike të hedhur nga Shtetet e Bashkuara në qytetin e Nagasakit.
Në fjalimin e tij gjatë ceremonisë së ndarjes së Çmimit Nobel për Paqe, që iu dha Konfederatës Japoneze të Viktimave të Bombave A dhe H (Nihon Hidankyo), i mbijetuari ndau kujtimet e tij të dhimbshme nga ajo ditë e errët.
Ai rrëfeu se xhami i derës që i ra sipër nuk u thye, duke i shpëtuar jetën, por pesë anëtarë të familjes së tij humbën jetën: dy halla, gjyshi, një kushëri dhe xhaxhai, i cili vdiq nga sëmundja e rrezatimit pasi shkoi të kërkonte ndihmë.
Deri në fund të vitit 1945, vlerësohet se rreth 70,000 njerëz u vranë nga bomba në Nagasaki, ndërsa 140,000 humbën jetën në Hiroshima. Në total, mbi 400,000 njerëz u ekspozuan ndaj efekteve të dy bombave, shumica civilë, gra, fëmijë dhe të moshuar.



Të tjera
Puna gjatë natës të mplak trurin
SHBA i kërkon Evropës të marr më shumë përgjegjësi në NATO
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetorit