Një tifoz i Manchester United, Frank Ilett, i cili është bërë viral pasi ka refuzuar të qethë flokët derisa “Djajtë e Kuq” të fitojnë pesë ndeshje radhazi, është sulmuar nga një tjetër tifoz gjatë ndeshjes kundër Chelseat të shtunën.
Ilett, i njohur në rrjetet sociale si The United Strand, e nisi këtë sfidë tetorin e kaluar si një mënyrë për të “përhapur humor” në një periudhë të vështirë për klubin. Që nga atëherë, ai ka fituar famë të madhe, duke arritur në 364 mijë ndjekës në Instagram. Në faqen e tij ai poston përditësime mbi mënyrën se si po duken flokët e tij – tashmë një afro i madh – dhe gjithashtu komenton mbi çështje e lajme të lidhura me United.
Kanë kaluar 351 ditë që kur nisi sfidën, por seria më e mirë e United gjatë kësaj kohe ka qenë tre fitore radhazi në janar. Përpjekja e tij për ta marrë me humor situatën e klubit është pritur mirë nga shumica e tifozëve, por gjërat morën tjetër drejtim në Old Trafford të shtunën, ku United mposhti Chelsean 2-1.
Në një video të xhiruar në stadium, shihet një tifoz tjetër që i afrohet Ilett, ia kap flokët dhe përpiqet ta shtyjë drejt tokës. Ilett arriti të largohej, megjithëse i tronditur nga situata, ndërsa tifozi agresiv u mbajt nga të tjerët. Ky i fundit, dukshëm i irrituar nga sfida e Ilett, tha: “Ik q…., ik q…., do bëj çfarë të dua. Ai nuk është tifoz i United, ndaj ik q….”
The United fan growing his hair out until United win 5 games in a row was grabbed by another United fan yesterday at the game…
What a strange strange man. pic.twitter.com/unhvSK5iQp
— george (@StokeyyG2) September 21, 2025



Të tjera
Morena Taraku nuk e bleu me para “Bentlyn” luksoz, kjo është mënyra
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në rast kualifikimi në Kupën e Botës 2026