Tifozja e famshme kroate, Ivana Knoll ka arritur në Gjermani ku është duke u përgatitur për Euro 2024, dhe në një story në Instagram ka shprehur zhgënjimin për akomodimin në dhomën e hotelit.
“Kam paguar mijëra për ‘hotelin më të mirë’ në Berlin, dhe dhomat janë të vjetra, ngrohja nuk punon, palestra dhe pishina janë në ndërtim. Nuk rekomandoj”, u ankua ajo së bashku me një foto ku pozon përpara pasqyrës.

Përndryshe, Ivana Knoll tërhoqi vëmendje të madhe në Kampionatin Botëror në Katar në 2022, dhe për të është shkruar edhe në mediet ndërkombëtare.
Ajo pa diskutim pritret që të japë një mbështetje të zjarrtë për Kroacinë, gjatë këtij kampionati evropian.




Të tjera
Nga një vend i bombave është shndërruar në një hapësirë ku jetohet qetësisht
OSBE dënon gjuhën seksiste ndaj Matoshit: Retorikë kundër standardeve
Tetë zakone të mëngjesit për një ditë më të qetë