Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, ku një klient ka zgjedhur të hidhet nga kati i dytë i një restoranti me qëllim shmangien e pagesës së faturës.
Pamjet e incidentit janë shpërndarë nga vetë restoranti dhe janë bërë tepër virale.
Restoranti bën me dije se i riu kishte qëndruar rreth katër orë në ambientet e biznesit dhe kishte konsumuar rreth 1.5 kg mish. Sipas njoftimit, në përfundim, ai ka zgjedhur të mos paguajë duke u hedhur nga lartësia, duke rrezikuar edhe dëmtimin e tij fizik, raporton Top Channel.
Pamjet:



Të tjera
Mediat italiane: Spalleti rinovon kontratën me Juventusin
I shënoi gol mbrëmë, Barça i nis negociatat me Álvarezin
Të gjitha mënyrat si mund ta përdorni hithrën