Një numër klientësh të Bankës Kombëtare Tregtare në Tiranë janë përballur me një surprizë të pakëndshme, teksa kartat e tyre janë zbrazur në mënyrë të mistershme. Kapitali identifikoi një sërë rastesh ku kartat rezultojnë të jenë përdorura në shtete të ndryshme.
Banka pranoi se kartat janë klonuar nga një automat në Tiranë, ku autorët e vjedhjes kishin instaluar një kamera. BKT-së thotë se ky fenomen ka zgjatur vetëm një orë dhe pastaj thyerja e sigurisë është diktuar nga stafi i saj, ndaj sipas Bankës numri i kartave është që janë klonuar është i vogël.
Ndërkohë BKT bën të ditur gjithashtu se qytetarët që kanë rënë pre e vjedhjes do të rimbursohen plotësisht.
Kapitali nuk arriti të provojë përmasat e fenomenin në mënyrë të pavarur. Por fakti që arriti të identifikojë disa raste brenda një kohë të shkurtër tregon se fenomeni mund të jetë më i madh nga sa pranon vetë banka.
Gjithsesi përtej përmasave, thyerja e sigurisë në bankën më të madhe të vendit përbën një shqetësim, i cili ngre edhe një herë nevojën për investime masive në sigurinë kibernetike nga sektori bankar, veçanërisht në epokën e dixhitalizimit.



Të tjera
Bodo/Glimt me dy gola të shpejtë e shokon Man Cityn
Zakonet e njerëzve që kanë durim
Mbi 15 vjet bashkëpunim dhe stërvitje të përbashkëta