Tomë Gashi përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me situatën që është krijuar për ish-krerët që po gjykohen në Hagë.
Ai thotë se me qëllim apo pa qëllim i kanë marrë në qafë disa nga të akuzuarit në Hagë.
“Si është e mundshme që mos t’i njoftojnë klientët e tyre që në Gjykatën Speciale sipas rregullorëve të saj gjithçka incizohet dhe përveç konfidencialitetit të bisedave klient avokat gjithçka edhe mundet të përdoret nga Prokuroria Speciale”, është shprehur Gashi.
Postimi i plotë
Pse nuk i këshilluan kur tepër shumë me taksa tona u paguan?
Disa avokatë me qëllim apo nga pakujdesia e qëllimshme i morën në qafë disa disa në Gjykatën Speciale.
Si është e mundshme që mos t’i njoftojnë klientët e tyre që në Gjykatën Speciale sipas rregullorëve të saj gjithçka incizohet dhe përveç konfidencialitetit të bisedave klient avokat gjithçka edhe mundet të përdoret nga Prokuroria Speciale.
Hec e dije tash pse si mësuan kur tepër shumë u paguan.
Vetëm një avokat është paguar rreth 4.3 milionë euro nga taksat tona po kot u pagu se në fund nga klienti u përjashtua.
Të tjera
Tahiri: Kuvendi nuk është konstituar ligjërisht, Osmani i është afruar Kurtit për vota
Katër të arrestuarit për provokimin ndaj Trump në Londër lirohen me kusht
Mediat britanike raportojnë se Trump iu drejtua Kate Middletonit me “Përshëndetje bukuroshe”