Votat në Mitrovicë nuk janë duke u pranuar nga Partia Demokratike e Kosovës, të cilët thonë se ka pasur keqpërdorim duke iu referuar ‘trenit bullgar’.
Ata madje kanë kërkuar rivotim në Mitrovicë.
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Përparim Gruda, tha se rivotimin në Komunë të Mitrovicës do ta kërkojnë edhe në ankesën që do ta paraqesin të martën në PZAP.
Ai tha se parregullsitë në Mitrovicë të Jugut lidhen që fletëvotime me numra serik të caktuar janë gjetur në qendra të ndryshme të votimit.
Në balotazhin e 9 nëntorit, kandidati i LVV-së, Faton Peci ka fituar përballë kandidatit të PDK-së, Arian Tahiri
Në anën tjetër, avokati Tomë Gashi, ka thumbur ata duke thënë se “kot e keni”.
Gashi përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se “Mos i jepni shumë zor, se kot e keni
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se ka urdhëruar Komisionin Komunal Zgjedhor që të rifillojë procesin e numërimit të fletëvotimeve në qendrën komunale në Komunën e Mitrovicës së Jugut.
Kjo pasi kompania CETIS mbi printimin e fletëvotimeve për zgjedhjet komunale në Kosovë, përmes një njoftimi ka shpjeguar se problemi i numërimit ndodhi ekskluzivisht në njërën nga katër kokat/pllakat e printerëve me ngjyrë, përgjegjëse për printimin e numrit të qendrës së votimit dhe se marrin përgjegjësi për këtë gabim, sipas të cilës në rrethana normale do të ishte pothuajse i pamundur të ndodhte.
Sidoqoftë, për të ruajtur integritetin e procesit të numërimit të fletëvotimeve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka caktuar dy hetues policorë që do të jenë prezent gjatë tërë kohës deri në përfundimin e plotë të procesit të numërimit.



Të tjera
Ushqimet që ndihmojnë zorrët
TIKA vazhdon mbështetjen për kulturën dhe të rinjtë në Kosovë
Pas rrëzimit të avionit, Kurti ngushëllon popullin e Turqisë